Lajme

Protesta në Serbi që po mbahet fshehtë: Vuçiq është i njëjti që i shërbeu Millosheviqit, ai s’ka ndryshuar

Përgjatë nëntë javësh, rrugët e Serbisë janë vërshuar nga dhjetëra protestues, të cilët, bëjnë thirrje që të përfundojë atë që e quajnë ‘tendenca authoritare e Aleksandër Vuçiqit në kontrollin e mediave’, shkruan Al Jazerra në një reportazh kushtuar këtyre ngjarjeve në Serbi

Nën parullat ‘Një në pesë milion’, protestuesit serbë, i janë kundërpërgjigjur një komenti të presidentit serb, i cili pati deklaruar se ‘edhe nëse dalin në rrugë pesë milionë njerëz, ai nuk do të mund të hiqte dorë nga kërkesat e tyre”.

“Këto protesta janë pasojë logjike e gjithë energjisë negative të akumuluar dhe pakënaqësisë së rrezikshme po ashtu të akumuluar nën udhëheqjen e Vuçiqit”, thotë zëvendëspresidenti i Asociacionit të Gazetarëve të Pavarur në Serbi, Zeljko Bodrozic, për Al Jazeeran.

“Qytetarët e kanë parë se pas dhjetëra vitesh nën regjimin e Vuçiqit, storia e viteve 90’të – kur ai shërbeu si Ministër i Informacionit për ish-presidentin Slobodan Millosheviq, po përsëritet. Ne nuk jetojmë më nën histerine e luftës, por Vuçiq praktikon të njëjtën politikë vetëm se në një kuptim dhe në një rrugë tjetër”, vazhdon ai.

“Protestuesit duan që Radio Televizioni Serb të mos jetë një televizion shtetëror dhe të marrë përsipër më tepër rolin publik me fokus në të gjitha grupet sociale dhe, edhe nëse kritikon qeverinë serbe, ta ketë vendin e tij në publik. Vuçiq e di shumë mirë se kapja e mediave është një gjë që i shkon shumë për shtati qeverisë së tij dhe mendoj se kjo është një nga arsyet më të mëdha që ai ka kapur mediat deri në këtë masë. Unë pyes se pse nuk kemi programe që kritikojnë Vuçiqin dhe shikoni se pse shumica e lajmeve që përhapen janë një propagandë e zakonshme dhe manipuluese”, thotë Tanja Maksic nga BIRN-i për Al Jazeera’an.