Protesta e opozitës në Tiranë ska të ndalur
Pasi mbajti të rrethuar përreth një orë godinën e kryeministrisë, turma e protestuesve është nisur drejt godinës së Kuvendit, transmeton Ministria Lajmeve
Ishte sërish eksponenti i PD-së, Flamur Noka, i cili pasi u konsultua me krerët e opozitës, ftoi protestuesit të marshojnë drejt Parlamentit.
Në krye të turmës vijon të jetë vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në krah të të cilit ecën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shkruan topchannel.
Ende nuk dihet plani i protestës së opozitës, ndërsa ambienti përreth kryeministrisë ka filluar të zbrazet nga turma. Aktualisht protestuesit janë stacionuar në rrugën George Bush, para Parlamentit, në pritje të udhëzimeve të mëtejshme.