Bota

Protesta dhe përleshje në Hong Kong

Policia në Hong Kong ka gjuajtur me gaz lotsjellës protestuesit që morën pjesë në demonstratën e parë pro-demokraci që nga lajmërimi i Kinës se do të miraton një ligj të ri sigurie në këtë territor.

Me mijëra demonstrues kane marshuar përgjatë qendrës së qytetit, raporton BBC.

Kina është duke u përpjekur të miraton një ligj i cili do të ndalonte “tradhtinë, ndarjen, kryengritjen dhe përmbysjen” në këtë territor.

Më herët, 2,000 politikanë të lartë nga e tërë bota kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kritikohet plani i Kinës, transmeton koha.

Deklarata e quajti ligjin “sulm gjithëpërfshirës ndaj autonomisë së këtij qyteti, sundimit të ligjit dhe lirive fondamentale.”

Pekini ka shpërfillur frikët se ky ligj do të dëmton investuesit e huaj në Hong Kong, qendër kjo e rëndësishme financiare, dhe ka kritikuar shtetet të cilat “po ndërhyjnë”.

Udhëheqësi i Hong Kongut, Carrie Lam, i cili konsiderohet pro qeverisë së Pekinit, ka zotuar përkrahje të plotë ndaj ligjit të propozuar dhe tha se liritë e qytetit do të mbesin të njëjta siç kanë qenë.

Protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit duke kënduar slogane kundër qeverisë dhe duke mbajtur pamflete.

Policia kundër kryengritjeve gjuajti protestuesit me gaz lotsjellës, të cilët po mbanin maska për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Protesta vjen pas paralajmërimeve të autoriteteve kundër mbledhjeve të paautorizuara dhe ndalimit të mbledhjeve të mëdha publike për të zbatuar ligjin e distancimit social.

Më shumë se 8,300 njerëz janë arrestuar që nga fillimi i protestave pro-demokratike vitin e kaluar.