Bota

Propozimi i Macron: Konferencë ndërkombëtare për Shqipërinë

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të mërkurën organizimin e një konference ndërkombëtare për të ndihmuar Shqipërinë që të përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të muajit nëntor.

“Na duhet një konferencë soldiariteti për Shqipërinë’, tha ai pas samitit të NATO-s në Watford.

Sipas tij, konferenca që do të organizohej nga Franca do të ndihmonte në mobilizimin e partnerëve publikë dhe privatë për të organizuar rindërtimin pas tërmetit me magnitudë 6.4 i cili la mijëra vetë pastrehë./ A2 CNN