FutbollSporti

Zyrtare: Hazard mungon në El Clasico

Dueli me PSG-në duket të jetë fatkeq për Real Madridin.

Pasi fillimisht pranuan dy gola fare në fund të ndeshjes për ta lëshuar fitoren nga duart, madrilenët nga ai duel pritet ta humbin edhe Eden Hazardin, madje për një takim tejet të rëndësishëm.

Fjala është për “El Clasicon”, aty ku belgu do të mungojë për shkak të lëndimit në takimin përballë kampionëve aktual francez.

Pikërisht në momentet kur ish-fantazisti i Chelseat u adoptua me klubin e ri dhe kishte gjetur formën ideale, vjen ky lëndim që pritet t’i shkaktojë kokëçarje Zidanes.

Kujtojmë se “El Clasico” i parë këtë edicion zhvillohet me datën 18 të këtij muaji, derisa epitetin e vendasit do ta ketë kampioni aktual në Primera Divisionin spanjoll, Barcelona.