Lajme

Pronari i “SHELL”-it, Lulzim Kryeziu, është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij

Personi që është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në Mleqan të Malishevës është afaristi, Lulzim Kryeziu.

Ai është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 15:20.

Lajmin e kanë bërë të ditur Aleanca Kosovare e Bizneseve “AKB, përnes një shkrimi në Facebook.

“Pse na Ike kaq herët!Prehu në paq . AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonomin e Kosovës si Shell brend ndërkombëtar“, thuhet në njoftimin e tyre.

Se një viktimë është gjetur i varur në objektin e tij të punës e ka konfirmuar për Periskopin edhe zëdhënësi i PK për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.

Kujtojmë se biznesmeni Lulzim Kryeziu ka qenë pronar i pompës së derivateve “Shell Kosova”, ku i njëjti është raportuar se në këtë vit ka pasur probleme edhe me drejtësinë.

Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e më pas është arratisur nga Kosova.