Lajme

Serbi/ Hyn në fuqi vendimi për ndalimin e rritjes së çmimeve të mallrave ushqimore dhe sanitare

Qeveria e Serbisë vendosi një vendim të ri për 36 produkte bazë të produkteve ushqimore dhe të paisjeve mbrojtëse, që të mos e tejkalojnë lartësinë e çmimit të atyre deri më datë 5 mars 2020, transmeton Ministria Lajmeve.

Ky Vendim hyn në fuqi ditën e publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”.

1. Me qëllim të parandalimit të çrregullimit të tregut ose eliminimit të efekteve të dëmshme të
çrregullimit të tregut në aspektin e furnizimit të mallrave, të shfaqura si pasojë e përhapjes së
virusit SARS-CoV-2, kufizohen çmimet në tregëtinë me shumicë dhe pakicë të produkteve bazë
ushqimore dhe pajisjeve mbrojtëse, në mënyrë që të mos e tejkalojnë lartësinë e çmimit të atyre
produkteve të caktuara më datë 5 mars 2020.
Kufizimi i çmimeve nga paragrafi 1 i kësaj pike, do të zbatohet për një periudhë prej 30 ditësh për
mallrat e mëposhtëm:
1) Mielli nga gruri;
2) Buka;
3) Vaji ushqimor i lulediellit;
4) Sheqeri i bardhë;
5) Kripa;
6) Uji;
7) Pemë dhe perime;
8) Pastat (makaronat, shpangetat etj.);
9) Mishit të freskët;
10) Produktet e mishit;
11) Peshku;
12) Qumshti i lopës të trajtuar termik (të pasterizuar dhe sterilizuar);
13) Qumshti pluhur;
14) Jogurti (kosi);
15) Vezët e pulës;
16) Ushqimi i fëmijëve;
17) Sapuni;
18) Shampo;
19) Pasta për dhëmbë;
20) Detergjentet;
21) Dorëzat (dhe veshjet dhe pajisjet për veshje) nga masa plastike;
22) Pelenat për fëmijë dhe të rritur;
23) Faculetat;
24) Pecetat higjienike (në rolle dhe copë);
25) Letrat e toaletit;
26) Maskat, plastike me filtër tekstili;
27) Mbulesat, tekstile për përdorim kirurkal;
28) Veshje kirurgjike nga letra;
29) Maskat e letrav

3pp0) Kostumet mbrojtëse nga goma;
31) Dorëzat e gomës, kirurgjike dhe të tjera;
32) Kostumet kirurgjike nga tekstili;
33) Acid (varikin) dhe dezifektuesit tjerë;
34) Apsesoli;
35) Alkooli medicinal;
36) Syzet mbrojtëse;