Boks

Promoteri i Joshuas dëshiron sivjet përballjen me Furyn

Promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se nuk duhet të ketë një meç të tretë mes Tyson Furyt e Deontay Wilderit për titullin WBC. Ai ka deklaruar se një përballje mes Joshuas, që mban tre tituj bote, dhe Furyt, si kampion të ri në WBC, duhet të zhvillohet sivjet.

Të dielën, Fury fitoi ndaj Wilderit duke ia shkaktuar humbjen e parë për t’ia marrë titullin e botës. Tani Hearn ka thënë se duhet të ketë një kampion të vetëm bote, me dy britanikët që mbajnë katër tituj.

Edhe pse Wilder ka në opsion të kontratës rimeçin me Furyn, Hearn përmes rrjeteve sociale ka kërkuar nga Fury të refuzojë atë dhe të përballet me Joshuan.