Teknologji

Procesorët më të rinj të Qualcommit ofrojnë mbështetje për kamerat deri në 192 MP

Me kamerën e re prej 48 megapikselë për telefona dhe pajisje me tri e më shumë kamera në pjesën e pasme, është mjaft e qartë se industria mobile në mënyrë aktive është duke eksperimentuar në fushën e kamerëve.

Duke përcjell këtë trend, kompania e njohur e procesorëve, Qualcomm, ka vendosur që të jetë më e afërt me specifikat ISP të cilat i ka “nuhatur” ekipi i zhvilluesve – XDA Developers.

Rishikimi i specifikave ISP veçon mundësitë më të mira të kamerave me një apo dy senzora, liston incizimin ‘slow-motion’ (të ngadalësuar) dhe funksionet si autofokusi hibrid, transmeton Koha.net. Megjithatë, gjëja më interesante është se disa nga procesorët më të rinj të Qualcommit ofrojnë mbështetje për kamerat me kapacitet deri në 192 megapikselë. Në mesin e këtyre procesorëve, janë Snapdragon 855, 845, 710, 675 dhe 670.

Ky rezolucion ka kuptim por është e nevojshme që të merren parasysh disa detaje. Së pari, fjala është për një kufizim teorik për një kamerë të cilën ISP mund ta mbështesë. Kjo do të thotë se nëse do të arrinit që të bashkoni senzorin e kamerës prej 192 megapikselë me njërin nga procesorët e lartpërmendur, nuk do të mund të lidhni asnjë kamerë tjetër. Madje as kamerën për ‘selfie’. Po ashtu, në mënyrë që të fotografohej me një rezolucion kaq të lartë, ISP do të duhej të përjashtonte disa nga funksionet e saja të avancuara.

Konkludimi është se megjithëse kamera prej 192 megapikselë teorikisht mund të arrihet, nuk ka shumë arsye për ta bërë realitet atë në këto momente. Në anën tjetër, Qualcommi është përpjekur që të zbulojë publikisht detajet teknike të procesorëve të vet, të cilat do të ishin të kufizuara në industri.

© KOHA