Lajme

Prishtinë – Vdekje të dyshimta të pacientëve me Coronavirus në Klinikën e Infektivës

Pesë persona dyshohet se kanë vdekur si pasojë e përkeqësimit të gjendjes pas infektimit me coronavirus. KALLXO.com mëson se para orës 2 të mëngjesit kanë qënë katër vdekje të menjëhershme ndërsa një pacient ka vdekur pak më vonë. Një pacient tjetër sic thonë burime të KALLXO.com është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka rrethuar Klinikën Infektive me shiritat policor. Një burim brenda policisë i tha KALLXO.com se kanë dyshime në funksionimin e aparaturave. Për shkak të kësaj gjendje policia më saktësisht Drejtoria e Krimeve të Rënda është duke hetuar ngjarjen. Gjithashtu prokurorja kujdestare është në Klinikën e Infektivës. Vetëm gjatë ditës së djeshme tetë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me coronavirus. Vdekjes erdhën si pasojë e komplikimit të shëndetit për shkak të sëmundjeve të tjera pasuese të pacientëve.

Në anën tjetër 178 persona rezultuan pozitiv vetëm mbrëmë.