“Prishtina në shok”, mediat serbe raportojnë për skandalin e Edi Ramës me harta
Skandali i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me hartën e publikuar në faqen e tij në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, nuk ka kaluar pa u raportuar edhe ne mediat e shteteve fqinje.
Siç shkruan B92, “Kosova është në shok”, pas një skandali të tillë të kryeministrit shqiptarë.
Lidhur me këtë skandal kanë ardhur reagime të shumta. I pari që ka reaguar ka qenë zyrtari i LDK’së, Arben Gashi, i cili ka pyetur Ramën se ku është Kosova.
“I pa dashtun kryeministër, ku është Kosova??”, ka shkruar Gashi në faqen e tij zyrtare në facebook.
Ka reaguar gjithashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili e ka quajtur një akt flagrant të tradhtisë kombëtare.
Pas publikimit të videos në të cilën fillimisht Kosova shfaqej në një hartë si pjesë e Serbisë, në faqen e kryeministrit të Shqipërisë është ndërdyrë, duke u përditësuara publikimi me një video të re, në të cilën është prerë pjesa ku Kosova shfaqej në hartë brenda Serbisë.