Prishet koalicioni mes shqiptarëve në Bujanoc, APN del nga koalicioni, shkak plani aksional
Alternativa për Ndryshim i ka dhënë fund sot pjesëmarrjes së saj në koalicionin gjithëshqiptarë në Bujanoc.
Këtë qëndrim e ka kumtuar kryetari i saj në Bujanoc, Arbër Pajaziti, në një adresim para opinionit.
Me këtë rast, Pajaziti ka numëruar arsyet që kanë detyruar këtë subjekt të braktisë koalicionin.
Sipas Pajazitit, tre subjektet tjera shqiptare nuk kanë rrespektur pikën e marrëveshjes lidhur me angazhimin e kuadrove të APN-së në institucionet lokale duke stërngarkuar ato me militantë të PD-së, PVD-së dhe LPD-së.
„Përveç kësaj janë angazhuar edhe punëtorë të subjektve politike serbe që nuk janë aspak nënshkrues të marrëveshjes“, është shprehur Pajaziti.
Megjithëtë, Pajaziti ka theksuar se koalicioni ka qenë i papërballueshëm nga dita e sotme kur tre subjektet tjera shqiptate refuzuan propozimin e APN-së që mos të diskutohet dhe mos të aprovohet pika e rendit të ditës në Kuvendin Komunal për ndërtimin e banesave për refugjatët nga Kosova.
Ky është adresimi i plotë i Arbër Pajazitit: