Shqipëri

Prezantohet sistemi i leje-daljeve për pazar, Rama: Pensionistët nuk kanë leje

Aplikimi do të behet nëpërmjet portalit e-albania, ndërsa Rama theksoi se pensionistëve nuk do ti pranohet aplikimi për leje.

“Kjo është leje dalje për pazar, leje dalja për në punë ka autorizim të veçantë.Është një leje automatike, sapo ti aplikon leja të shfaqet në telefon. E njëjta gjë vlen edhe për telefonat që nuk janë smart, por në këtë rast kohëzgjatja është më e madhe. Për ata që nuk disponojnë një kompjuter apo një smartphone, por kanë një telefon të zakonshëm, të marrin masa nesër për shpenzimet, sepse nuk do të qarkullojnë dot, nëse nuk e lejon procedura që të qarkullojnë”.

Në po punojmë me kompanitë celulare që kjo procedurë të jetë gati qysh ditën e nesërme.Pensionistëve nuk do të jepet leje. Ata nuk mund të aplikojnë në këtë sistem. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi.Për ata që nuk i kanë fëmijët afër, do të kujdesemi ne për ilaçe dhe pazare. Nuk do të dalin më pensionistët në rrugë, pasi do të penalizohen”
“Vetëm një anëtar familjeje që do të dalë në Pazar. Ai që shkon në punë do të vazhdojë me lejen e zakonshme. Nuk mund të kërkojnë më shumë se dy anëtarë familjeje që të marrin leje. E mira është që anëtarët e familjes që shkojnë në punë kur të kthehen të bëjnë edhe pazar.

“Të gjithë duhet të kenë në telefon atë leje që ka marrë që policia ta marrë në konsideratë. I kam kërkuar Erion Veliajt që të mundësojë të gjitha tezgat e lagjeve në distanca. Të bëhet pazari pa u futur në një kanal për të marrë ushqimet. Nga e hëna të gjitha tregjet do të jenë të tilla. Një gjë të tillë u kam kërkuar edhe kryetarëve të bashkive në qytetet e tjera”, ka thënë Rama.