Presidentja e KE: Përveç 15 milionë eurove edhe konferencë donatorësh
Pas akordimit të 15 milionë eurosh ndihmë nga BE për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen është shprehur përmes një postimi në Twitter se do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.
“Sapo kam folur me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian premton 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”,- shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.