Presidenti Vuçiq paralajmëroi dorëheqje, zbulohet arsyeja
Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga kryesimi i SNS-së, pas zgjedhjeve.
Vuçiq tha se “Unë do të jem aty gjatë zgjedhjes së Qeverisë dhe me siguri do të ndikoj, aq sa është e mundur, në dukjen e Qeverisë. Pastaj, do të largohem nga lidershipi i partisë”.
Lidhur me këtë, analisti politik Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se shumë nga politikanët serbë karrieren e tyre e kanë të ndërtuar mbi agresivitetin, në veçanti ndaj shtetit të Kosovës, kështu duke e mashtruar edhe opinionin publik, madje edhe duke besuar se do të arrijnë të kthehen.
Për mendimin tim, jo vetëm Presidenti i Serbisë z. Vuçiq, por shumica e politikanëve serb të gjithë karrierën politike e kanë ndërtuar mbi nacionalizmin agresiv, dikur kundër të gjithëve e së fundmi kundër Kosovës. Në fakt ky ka qenë slogan i vazhdueshëm i politikës zyrtare të Beogradit, me ç’rast edhe kanë ndikuar që opinioni publik të vazhdojë të mbetet i manipuluar dhe të besoj përrallat e tyre mbi Kosovën. Në ketë kontekst madje ka patur edhe njëfarë besimi në heshtje se vërtetë do të arrijmë të rikthehen, bazuar në politikën e butë të BE-së karshi tyre”, tha Duhanaj.
Më tej potencoi se lufta bëri që të ketë ndryshime gjeopolitike globale, përfshirë edhe serbinë e cila më nuk do të jetë e përkëdhelur.