Lajme

Presidenti Thaçi thotë se Kosova është e gatshme t’i ndihmojë Turqisë pas tërmetit

Ndihmë i ka ofruar shtetit turk edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas tërmetit vdekjeprurës.

Thaçi thotë se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme në Turqi.

“Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe atyre që u lënduan nga tërmeti që goditi qytetin Elazig në Turqi. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, pasi ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe Qeverisë së Turqisë në këto momente tragjike”, shkruan Thaçi në Twitter, transmeton Ministrialajmeve.com