Presidenti me fjalë të rënda ndaj Vjosa Osmanit: Dikush nga familja e saj i ka shërbyer Serbisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për se dikush nga familja e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka shërbyer Serbisë.
“Dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”, është shprehur Thaçi.
Gjithashtu, ai tha se nuk do të komentojë më shumë rreth kësaj, por do ta bëjë pasi të deklarohet Osmani lidhur me këtë çështje.
“Nuk dua të shtoj më shumë. Por, do të deklarohem pas reagimit të Osmanit”, ka thënë Thaçi në Klan Kosovë.
Tutje, Thaçi tha po të ishte në vend të saj, do të ishte djersitur. Gjithashtu ai tha se këtë nuk do ta zbulonte por e bëri për shkak se Osmani po shpif.
“Nëse do të isha në vendin e saj do të isha djersitur”, ka thënë Thaçi.
“Pasi po shpif, ok”, shtoi Thaçi.