Lajme

Sadriu: Pjesëmarrja në parlamentin republikan nuk ka sjellur dhe nuk do të sjell asnjë dobi për shqiptarët në Luginë të Preshevës

Nënkryetari i PDSH-së Ilir Sadriu përmes një postimi në facebook ka deklarurar se PDSH është kundër pjesmarrjes në zgjedhjet parlamentare në Serbi, pasi që pjesmarrjet e kaluara në këto lloj zgjedhje dhe pjesmarrja e deputetëve shqipëtar në parlamentin e Serbisë nuk ka sjellur dhe nuk do të sjell asnjë dobi për shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Postimi i plotë i z.Sadriu:

Se pjesëmarrja në parlamentin republikan nuk ka sjellur dhe nuk do të sjell asnjë dobi për shqiptarët në Luginë të Preshevës, dëshmohet edhe përmes këtij prononcimi të dhënë nga ish deputeti z. Riza Halimi.

Prandaj, me të drejtë Partia Demokratike Shqiptare , në vazhdimësi ka bojkotuar pjesëmarrjen në këto zgjedhje të padobishme për qytetarët e Luginës.

Lugina do zgjidhje e jo zgjedhje!

#Jo zgjedhjeve parlamentare serbe

#Po bashkimit me Kosovë