Presidenti i Shqipërisë pret në takim Shaip Kamberin
Presidenti Bajram Begaj ka organizuar sot në presidencë pritje për kryetarin e PVD-së dhe deputetin Shaip Kamberi.
Kamberi me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, biseduan rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Shpreha shqetësimin tim për provokimet e fundit që po ndodhin në Bujanoc dhe kërkova një vëmendje më të shtuar nga Republika e Shqipërisë” ka deklaruar Kamberi
Nga presidenti, Shaip Kamberi ka kërkuar një diplomaci edhe më aktive për Luginën e Preshevës
“Një diplomaci aktive shqiptare do të kontribuonte në sensibilizimin e çështjes së Luginës në arenën ndërkombëtare, ndërsa një prezencë më e fuqishme e Shqipërisë në këtë trevë, përmes projekteve konkrete dhe në veçanti përmes Fondit Investiv, do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe do të sillte një shpresë të re për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës” ka përfunduar Kamberi