Kryesore

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta telefonon udhëheqësit e Luginës së Preshevës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarët e Komunave Preshevë, Bujanoc si dhe me asambleistin e Kuvendit të Medvegjës, Muharrem Salihun, raporton Ministria Lajmeve.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tij në FB, ku mes tjerash shkruan: “U interesova për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shpreha solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.” transmeton Ministria e Lajmeve.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:

Kënaqësi të zhvilloja sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.
U interesova për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shpreha solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.
Lajm i mirë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19.

Edhe i pari i Komunës së Bujanocit bëri të ditur se përmes kësaj bisede telefonike pati mundësinë që ta njoftojë Presidentin Meta në lidhje me situatën e vështirë në për të cilën po kalon Bujanoci.

Postimi i plotë i z.Kamberi :

Në një telefonatë të drejtpërdrejtë, të cilën e pata sot, Presidenti i R. Shqipërisë, SH.T. z. Ilir Meta, u interesua për situatën e përgjithshme në Bujanoc dhe veçanërisht për sfidat aktuale të përballjes me virusin Covid 19.

Pata mundësinë që Presidentin ta noftoj për gjitha sfidat aktuale në komunën tonë dhe problematikat që po sjell situata e gjendjes së jashtëzakonshme si pasojë e Coronavirusit.

Ky interesim nga ana e Presidentit të Shqipërisë si dulet vjen pas reagimeve të shumta nga Lugina e Preshevës në lidhje me mosinteresimin e Kosovës dhe Shqipërisë për këtë trevë shqiptare që gjendet në Serbi.
Ju rikujtojmë se i pari që kishte kritikuar për këtë mos interesim ishte pikërisht Kryetari i Bujanocit i cili para disa dite kishte akuzuar Shqipërinë e Kosovën për mos interesim në lidhje me vështirësitë nëpër të cilat po kalon Lugina gjatë pandemisë me CoVid 19.