Të fundit

Presheva vazhdon të listohet ndër komunat me pagat më të ulëta në Serbi

Na bazë të të dhënave të Entit Republikan të Statistikave, paga mesatare në Rrethin e Pçinjës në janar ishte 82.600 dinarë (në dhjetor 79.058 dinarë). Në territorin e Vranjës, mesatarja ishte 84.441 (81.961 dinarë).

Komunat me pagën më të lartë mesatare në dhjetor në Rrethin e Pçinjës ishin Vladiçin Han me 85.013 dinarë (79.903), Surdulica me 84.466 (80.170), Trgovishte me 82.021 (77.730), Bujanoci me 78.340 (73.606), Bosilegradi me 80.120 (73.525), Presheva me 73.267 (67.056) dhe Vranjska Banja me 73.083 dinarë (në dhjetor 80.778).

Paga mesatare bruto e llogaritur për janar 2025 në Serbi ishte 148.440 dinarë (në dhjetor ishte pothuajse e njëjtë, 148.428 dinarë), ndërsa paga mesatare neto ishte 107.476 dinarë (108.312 dinarë). Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pagat mesatare bruto dhe neto për janar 2025 janë rritur nominalisht me 12,1%, dhe realisht me 7,2%.

Paga neto mediale për janar 2025 ishte 83.031 dinarë, që do të thotë se 50% e të punësuarve kanë marrë pagë deri në këtë shumë.

Ndër komunat me pagën më të ulët mesatare renditet Vranjska Banja me 73.083 dinarë, e ndjekur nga Presheva me 73.267 dhe Bojnici me 73.927. Paga më e lartë mesatare në Serbi është regjistruar në komunën e Beogradit, Stari Grad, me 183.120 dinarë./luginalajm