Presheva në mesin e komunave të ralla në Serbi që nuk ka të infektuar dhe as të dyshuar me Covid-19
Komuna e Preshevës është njëra nga vetëqeverisjet lokale të paktat në Serbi, ku jo vetëm që nuk është regjistruar ndonjë rast me koronavirus, por nuk ka as të dyshuar me Covid-19, këtë e ka konfirmuar për bujanovacke drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Driton Salihu.
Ai beson se një nga arsyet për këtë është padyshim fakti që 1,743 persona janë në vetë izolim (që nga 8 prill), duke e bërë Preshevën të renditet e 8-ta në Serbi dhe e para në rrethin e Pçinjës.
“Përveç kësaj, mund të them që qytetarët sillen në një mënyrë shumë të disiplinuar, nuk ka asnjë shkelje të ndalimit të lëvizjes dhe nuk ka grumbullime njerzish. Në ditën e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, kemi mbyllur ambientet hoteliere, me kohë e kemi hapur ambulantë-kovid dhe kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit” ka thënë Salihu.
gjithashtu thekson se shtëpia e shëndetit shpërndan maska dhe doreza për qytetarët nëpër qytet ku mund të krijohen turma, më shpesh para bankave ose zyrave postare.
“Kemi bashkëpunim të mirë me ministrinë gjegjëse, ndërsa institucioni ynë ka të gjitha pajisjet e nevojshme” ka thënë Salihu.