Presheva në mesin e gjashtë vendeve që nuk janë prekur me koronavirus
Në Serbi, në gjashtë vende akoma nuk është infektuar e as nuk është regjistruar me koronavirus asnjë person dhe sekreti është se në këto komuna me siguri rrespektohen rregullat që janë vendousr dhe disiplina e qytetarëve.
Në Preshevë nuk ka raste të regjistruar me koronavirus thuhet në të dhënat zyrtare të fundit, qyteti i Preshevës është njeri nga qytetet e pa prekura në Serbi nga koronavirusi.
Në Knic, Becej, Tutin, Kosjeric si dhe Preshevë nuk ka asnjë person të infektuar, sipas Telegrafit në të gjithë këto komuna masat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë rrespektohen dhe se në këto qytete duket se qytetarët janë të disiplinuar të cilët nuk shkelin vendimet e marra si: izolimin, ndalimin e lëvizjes.
Edhe pas një muaji që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe pandemia në keto qytete nuk ka raste të infektuar me koronavirus. Edhe pse janë testuar shumë banorë dhe mjeke këto komuna vazhdojnë të mbesin të pa prekura.
Në Preshevë, Knic, Becej, Tutin, Kosjeric në të gjitha këto qytete janë dezinfektuar rruget institucionet shëndetesore dhe rregullat përmbahen nga të gjithë.