Të fundit

“Presheva kundër diktaturës” transparenti mbi qytetin e Preshevës

Aktivistë të shoqërisë civile njëherit dhe aktivistë politikë të Komunës së Preshevës ju kanë bashkuar thirrjes se aktivistëve te tjerë në Republikën e Sërbise në nismën kundër asaj që ata e quajn sistemit autokrat të presidentit Aleksandër Vucic në Sërbi.

“Presheva kundër diktaturës” është transparenti që është vendosur në hyrje të qytetit të Preshevës, kështu duke bashkuar edhe preshevarët në këtë nisme e cila po vazhdon në të gjitha qytetet e Serbisë.

Aktivistë të kësaj nisme kanë theksuar se ne nuk duhet të ndahemi nga kjo nismë,duke parë se sipas të gjitha raporteve nderkombëtare e deri te ky i fundit i Freedom House Serbia po zhytet ne sistem autokrat e rrjedhimisht diktature moderne.