Presheva dhe Çamëria bashkë, fotografitë në një kënd në Kalanë e Tiranës (video)
Në Medvegjë, po ndodh një politikë e kontrolluar e spastrimit etnik të shqiptarëve përmes pasivizimit të adresave. Por, ne nuk duam që kjo të ndodhë”.
Kjo është thirrja artistike e Shoqatës Çamëria në kuadër të javës çame. Imazhet që bëjnë bashkë Luginën e Preshevës dhe genocidin çam tani kanë pushtuar artistikisht një kënd në Kalanë e Tiranës.
Por, drama e Çamërisë duket se po përsëritet në Medvegjë, nisur nga lindja, nga filli që vijon jetën.
Imazhet gati në përballje të një historie që e kemi dëgjuar më herët me një realitet që po jetojnë shqiptarë të tjerë sot, bërtasin për shtëpi të braktisura dhe toka apo njerëz që përpiqen të rrëfejnë shumë përmes fakteve. Për të mos lejuar një histori të trishtë të përsëritet, kjo është thirrja që vjen nga Kalaja e Tiranës e që ju fton ta vizitoni deri më 25 janar./a2cnn/