Kryesore

Arifi: Premtime boshe, Lugina e Preshevës e lënë anash nga Kosova dhe Shqipëria

Përderisa në këtë kohë pandemie, Serbia përkujdeset për komunat me shumicë serbe në Kosovë, Lugina e Preshevës është lënë anash nga qeveria kosovare.

Përpos telefonatave sporadike, nuk ka pas asnjë veprim e as ndihmë që është dërguar në Luginë.

Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës i ka thënë Insajderit, se komunat me shumicë shqiptare nuk posedojnë spital klasik dhe frikësohen se momentin që shfaqet një rast duhet të shkojnë në Nish, për trajtim të vazhdueshëm.

Ai ka bërë të ditur se qeveria serbe nuk i ka pajisur as me maska e dorëza.

Tutje, Arifi ka kritikuar politikanët kosovar që në kohë pandemie, kanë bërë ‘eksperimente politike’ duke e shkarkuar qeverinë.