Lajme

Avokati Besnik Berisha fyen rëndë përkrahësit e VV-së: O mjerana, fundërrina, soj i fëlliqur

Besnik Berisha, avokat dhe ish-këshilltar i Isa Mustafës në kohën kur ky i fundit ishte Kryeministër i Kosovës, ka akuzuar rëndë ata që thirren në emër të Vetëvendosjes, siç i quan ai.

Me një fjalor jo të përshtatshëm për pozitën e një avokati, ai nuk ka hezituar mllefin e tij ta shpalos në postim, duke u dhënë epitete të shumta atyre që e përkrahin VV-në.

Këtë reagim Berisha e bëri si pasojë e mesazheve fyese që mori, por ky nuk hezitoi t’ua kthejë me të njëjtën monedhë, duke i quajtur ata: “O mjerana, funderrina, trushperlare dhe jo vetem, eshte e lehte me fsheh surratin pas monitorit/telefonit e me nise sharje e kercenime tek te tjeret qe mendojne ndryshe, por kot e keni“, ka shkruar Berisha.

Por, një demant u publikua nga një person, i quajtur Mentor Morina, i cili ka bërë publike mesazhet me avokatin Besnik Berisha./parrotlla.net/

Dëshmi nga postimi i Besnik Berishës dhe qytetarit Mentor Morina: