Prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të
Derisa bandat dhe injoranca e intensifikojnë ngrënjen e shtetit dhe dhunimin e dinjitetit, të ndershmit me integritet dhe rinia me tru ose janë duke ikë ose janë futë n’izolim shoqëror.
Fatkeqësi e jona ishte se partitë shtetngrënëse në vend se t’afronin intelektualë me qëllim zbutjen e vrazhdësisë që përfaqësonin, ato pollen e shumëzuan kontingjente injorantësh me të cilët sot i vërsulen shtetit dhe buxhetit.
Nuk ka rastësi në botë. As në Kosovë s’ka rastësi.
Prej vitit 1999 armiku më i madh i Kosovës nuk është Serbia por bandat tona sa nën tokë e sa mbi të.
Habia në rastin e Kosovës është çmenduri.
Prandaj une nuk habitem më,
…sepse s’ka rastësi.