Lajme

Konjufca i penduar që ka hedh gaz në Kuvend: Ish pas dashtë me gjuajt Qeverinë me allti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është penduar që ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend. Ai thotë se ‘është të dashtë’, të gjuante me armë, pasi Gjykata gjithsesi do ta lironte.


Konjufca, duke ironizuar me vendimin e Gjykatës për lirimin e zyrtarëve qeveritarë nga aktakuza për gjuajtje me armë, ka thënë se ndihet pishman se pse edhe ai nuk ka gjuajtur me allti me gaz.

“Jam penduar që kam hedh gaz lotsjellës në Kuvend. Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me gjujtë Qeverinë. Gjykata paska pasë me më shpall të pafajshëm e me më liru! Nuk kanë thanë kot pleqtë – njeri hjek për mend” shkruan Konjufca në Facebook.

Ndryshe, Gjykata themelore në Gjakovë, për gjuajtjen me armë të zëvëndëskryeministrit Dardan Gashit dhe ministrit Endrit Shala, shqiptoi dënime vetëm me gjobë.