Lajme

Politikania e re shqiptare nga Cyrihu, mbështet fëmijët e sëmurë nga kanceri

Politikania e re shqiptarezvicerane nga Cyrihu, Qëndresa Sadriu, si fëmijë ka qenë e sëmurë nga kanceri. Si një e re e guximshme që ka kaluar me sukses këtë sfidë të rëndë, ajo sot u jep zemër fëmijëve dhe të rinjve të sulmuar nga kanceri, shkruan radio24.ch.

Radio 24 dhe pesë stacione të tjera të radios nga Zvicra gjermane takohen më 7 mars 2019 për të mbështetur aksionin “Kinderkrebsförschung Schweiz” (hulumtimi i kancerit të fëmijëve, Zvicër), transmeton albinfo.ch. Nën kulmin e përbashkët “Radio4Help”, këto radiostacione mbështesin studimet për kancerin e fëmijëve dhe me këtë edhe vetë fëmijët e sëmurë nga kanceri. Në këtë kontekst, fëmijët dhe të rinjtë që kanë kaluar me sukses sfidën e rëndë të kancerit rrëfejnë tregimet e tyre dhe mbështesin kështu aksionin.

Në mesin e atyre është edhe Qëndresa Sadriu, e re 24 vjeçare nga Cyrihu. Ajo mbështet aksionin dhe angazhohet aktivisht gjatë kohës së saj të lirë për fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga kanceri, transmeton albinfo.ch. Asaj vetë si fëmijë i ishte kumtuar diagnoza e kancerit. Falë “Kinderkrebsförschung Schweiz”, ajo kishte mundur sëmundjen e rëndë.

Në Zvicër për çdo vit  nga kanceri sëmuren deri në 250 fëmijë ndërsa sëmundja më e shpeshtë kanceroze është leukemia. Për shkakun se fëmijët gjatë terapisë së tyre të kancerit duhet të durojnë shumë procedura që shkaktojnë shumë dhimbje fizike e emocionale, këta pacientë të vegjël i mbështet Spitali Universiotar për fëmijë i Cyrihut (Kispi), transmeton albinfo.ch. Dy klounë të spitalit i shoqërojnë fëmijët në përditshmërinë e tyre të spitalit për t`ua zbutur frikën nga kanceri.

Ata që duan të ndihmojnë në këtë aksion, këtë mund ta bëjnë përmes një SMS-i me fjalëkalimin KKFC ose KINDERKREBS në numrin 448 (si shembull: KKFCH 50).

Një mundësi tjetër për të dhuruar është edhe përmes faqes zyrtare të fondacionit “Kinderkrebsförschung Schweiz” ose të enjten, më 7 mars, në mënyrë telefonike përmes telefonit 0800 4888 800.