Lajme

Politikani serb e zbulon vendndodhjen e të shumëkërkuarit nga Kosova, Milan Radojiçiqit

Krytari i Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sanduloviq, ka publikuar një fotografi ku shihet i shumëkërkuari nga Kosova, Milan Radojiçiq.

Radojiçiq, i dyshuar se dha urdhër për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, është parë në shoqëri të drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe ish-ambasadorit të Kinës në Serbi, Li Manchang.

Policia e Kosovës disa herë me radhë ka ndërmarrë aksione në Mitrovicën e Veriut, ku ka arrestuar disa persona, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë policorë, për të cilët besohet se janë nën urdhrat e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Politikani serb, Nikolla Sanduloviq, në përshkrimin e fotografisë të cilën e ka publikuar në Facebook, ka ironizuar me deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Stefanoviq dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk e dinë kush është Milan Radojiçiq.