Lajme

Politikani serb e pranon se Serbia humbi Kosovën më 10 qershor 1999

Politikani serb, Petar Miletic, në një diskutim të organizuar lidhur me zgjidhjen e problemit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili ka thënë se ka një plan për atë se si duhet zgjidhur problemi me Kosovën.


Miletic ka thënë se askush në Serbi kurrë s’ka pasur ndonjë plan për Kosovën “as Milosevic, as Djincic, as Kostunica, Tadic e as sot Vucic”, sipas tij shkruan gazeta serbe Danas.

“Askush s’ka pasur asnjë plan apo strategji”, ka shtuar tutje Miletic të cilit çuditërisht po i përputhen mendimet për këtë me Vucic, pos kritikave për të.

Presidenti serb kishte kritikuar paraardhësit dhe i kishte fajësuar ata për dështimet më parë rreth Kosovës.

Kostunica ishte politikani që provoi të dëshmonte se kishte një plan për Kosovën këtë vit por kishte nisma e tij kishte përfunduar me talljet e presidentit serb Vucic.

Tutje ai ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën më 10 qershor 1999, kur “ushtria, policia dhe administrata serbe u larguan nga Kosova”.

Ai thotë se tashmë Serbia e përdor si argument “Rezolutën 1244”, për të cilën thotë se koha e ka provuar që është e pamjaftueshme.