Policia zbulon sasi të konsiderueshme me cigare në fshtatin Tërnoc
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Vrajë do të bëjnë kallëzim penal kundër një 49 vjeçari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale të ruajtjes së paligjshme të mallit, ndërsa do të paraqesin një kallëzim penal ndaj një të dyshuari 68-vjeçar për qarkullim të paligjshëm të mallrave të akcizës.
Policia ka kontrolluar një garazh në fshatin Tërnoc të Madh të komunës së Bujanocit, në pronësi të një 49-vjeçari dhe ka gjetur 517 pako cigare pa pulla akcize, në vlerë prej rreth 155.000 dinarë, thuhet në raportin e policisë.
Sipas këtij raporti poashtu, policia në Vranjë gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një 68-vjeçar, ka gjetur 40 litra vaj dhe 37 kilogramë duhan, pa pulla akcize dhe dëshmi të origjinës, vlera e të cilave shkon rreth 88.800. dinarë dhe i cili, siç dyshohet, ishte i destinuar për shitje të mëtejshme.
Malli i akcizës u sekuestrua dhe i kaloi Inspektimit të Tregut të Republikës dhe Policisë Tatimore.