Policia nuk e lejon zëvëndësuesin e Djuricit të hyjë në Kosovë
Policia nuk ia ka lejuar hyrjen në Kosovë, Zëvëndësdrejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë Serbe, Damjan Jovic.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai, duke thënë se presioni ndaj Listës Serbe po vazhdon në Kosovë, sidomos tani me afrimin e zgjedhjeve.
“Presioni dhe dhuna politike ndaj popullit serb dhe ndaj Listës Serbe vazhdon” ka thënë ai.
Jovicit sot iu desht dashur të vizitojë fshatrat Bajë e Suhogërllë të Komunës së Skënderajt, sikurse edhe Prelluzhën në Vushtrri, në mënyrë që të ftonte banorët të votojnë për Listën Serbe më 6 tetor.
“Prishtina duhet të kuptojë se populli serb nuk voton për Listën Serbe për shkakun tonë të të ndaluarve, por populli serb e mbështetë Listën Serbe sepse e do Serbinë dhe këtë askush kurrë s’do ta ndryshojë”, ka thënë ai.
Edhe zëvendësdrejtorin tjetër të kësaj zyre, Dushan Kozarev, sipas mediave serbe, dje Policia në rrugën nga Ranillugu drejt Novobërdës e ka ndalur dhe e ka detyruar atë të lëshojë Kosovën./