Të fundit

Policia ka sekuestruar mbi 60 kg drogë: Dy persona janë arrestuar në Tërrnoc

Të arrestuarit fillimisht janë larguar nga vendi i ngjarjes, por policia i ka arrestuar menjëherë.

Pasditen e sotme në fshatin Tërnovc të Madh të Bujanocit janë arrestuar dy persona nga Vojvodina me një sasi të madhe droge që po transportonin.

Sipas njoftimeve jozyrtare të personave të përfshirë në hetim, spekulohet se janë gjetur më shumë se 60 kilogramë drogë, thuhet në njoftimin e policisë

Një detaj interesant është se të arrestuarit janë larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes, por policia i ka arrestuar shumë shpejt.