Policia greke plagos dy shqiptarë në Korinth
Policia e Greqisë i ka plagosur dy shqiptarë të dyshuar si grabitës.
Ngjarja ka ndodhur në Korinth gjatë mesditës.
Policia kishte në vëzhgim prej kohësh shqiptarët, e dyshuar për disa vjedhje në zonë, ndaj sot ishte vënë në ndjekje të tyre, duke iu ka bërë thirrje të ndalonin, por tre shqiptarët kanë hapur zjarr nga makina me të cilën udhëtonin.
Organet e rendit i janë përgjigjur me zjarr dhe ka lënë të plagosur, dy prej tre personave që ndodheshin në automjet.
Njëri prej të plagosurve është duke marrë mjekim në spitalin e Thriasios ndërsa tjetri në atë te Korinthit.
Media greke, zougla.gr raporton se gjatë tentativës për t’i ikur policisë, njëri prej grabitësve u përpoq të shpëtonte duke u hedhur nga një shkëmb.
Nga hetimet paraprake, policia dyshon se kjo bandë kishte kryer një grabitje në bankë në Kalamata gushtin e kaluar.
Brenda makinës së autorëve, policia gjeti një kallashnikov dhe po vazhdojnë kontrollet për arrestime të tjera, njofton Abc News.al