Policia gjermane e shokuar nga gjendja e autobusit serb që mbërriti në Berlin
Policia gjermane e shokuar nga gjendja e autobusit që vinte nga Serbia.
Policia gjermane e qytetit të Berlinit përmes twitterit ka bërë të ditur se ndaloi një autobus që vinte nga Serbia dhe kishin mbetur të shokuar për shkak të gjendjes së automjetit të cilin e kishin larguar nga komunikacioni.
Diese Rostlaube mit 1,3 Mio km auf dem Tacho zog unser #Verkehrsdienst gestern in der Nähe des #ZOB aus dem Verkehr.
Warum?
mehrfach durchrosteter Rahmen & Karosserie
abgebrochener Stoßdämpfer
defekte Bremsen & Lenkung
einige Durchrostungen waren mit Bauschaum "geflickt"^tsm pic.twitter.com/eIXMnfk8x4
— Polizei Berlin (@polizeiberlin) January 22, 2020
Komplet i ndryshkur , frenat me defekt dhe sistemi i drejtimit – autobusi ishte gati për mbeturina, raportojnë mediat gjermane, transmeton Ministrialajmeve.com
Automjeti u ndalua në një stacion autobusi në qendër të Berlinit.
Mediat gjithashtu raportuan se autobusi kishte kaluar 1.3 milion kilometra, dhe se vrimat në automjet ishin të mbushura me shkumë ndërtimi.
Policia nuk ka bërë të ditur se për cilën kompani të autobusëve bëhet fjalë duke moa dhënë detaje tjera.