Policia e Gjilanit arreston Vali Corleonen
Arrestohet Vali Corleone për dhunë në familje





Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dje rreth orës 02:00, policia ka pranuar një informacion se në Lagjen ” Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij”.





I dyshuari është arrestuar për dhunë në familje dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.