Polici në pension ngacmon seksualisht 26 vjeçaren nga Bujanoci – gjykata i ngrit kallëzim penal
Kundër policit në pension N.S. (48) nga Bujanoci, është bërë kallëzim penal për veprën penale të ngacmimit seksual.
Ai u raportua nga një vajzë 26-vjeçare T.V. nga Bujanoci pasi që “autori” dhunshëm i hyri në banesën e saj pas disa muaj ngacmimesh dhe duke e sulmuar palën dëmtuese.
Siç shkruajnë mediat serbe, pala e dëmtuar raportoi se gjatë gjashtë muajve të fundit, i dyshuari i dërgoi mesazhe përmes aplikacioneve të ndryshme, imazhe me përmbajtje “të nxehta” dhe me mesazhe të ndryshme në sferën e jetës së plotë.
Më 31 korrik, kur anëtarët e familjes së 26 vjeçares ishin me pushime, i dyshuari shfrytëzoi rastin për të hyrë në banesën e viktimës, e shtyu atë me duar, dhe ajo ra në shtrat, pas së cilës i dyshuari u afrua dhe u shtri sipër saj, thuhet nga Prokuroria.
Atë ditë, T.V. mori mesazhin e fundit nga N.S. dhe ajo e raportoi rastin në polici pasi i tregoi babait dhe motrës së saj gjithçka.
Por, megjithate, ende nuk dihet se deri ku ka arritë procesi gjyqësor, kundër policit në pension që vazhdimisht ka ngacmuar 26 vjeçaren nga Bujanoci./LuginaLajm/