Të fundit

Po kontrabandonin migrantë, arrestohen 6 persona për trafikimin e qenieve njerëzore

Arrestohen anëtarët e grupit kriminal që kontrabandonin migrantë në Serbi

Në një operacion të koordinuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale dhe Shërbimi për Luftimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me drejtoritë policore të Nišit dhe Vranjës, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për pjesëmarrje në një grup kriminal që merrej me kontrabandimin e migrantëve. Ky operacion është realizuar pas një hetimi disa mujor, dhe është zhvilluar me mbështetje nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar.

Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, bëri me dije se të arrestuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës së njerëzve. Ata janë identifikuar si: D. V. (1965), i dyshuari kryesor dhe organizatori i grupit, si dhe A. K. (1991), P. K. (1965), T. S. (1953), M. I. (1997) dhe R. M. (1996).

Sipas hetimeve, nga shtatori 2024 deri në shkurt 2025, anëtarët e grupit kriminal kanë mundësuar kalimin e paligjshëm të të paktën 77 migrantëve të parregullt përmes Serbisë, me qëllim kalimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Grupi ka marrë nga 250 deri në 300 euro për çdo grup migrantësh, duke i transportuar ata nga Niši në Beograd dhe më pas drejt vendet e BE-së.

Gjatë bastisjeve të zhvilluara në shtëpitë dhe lokalet që dyshohet se janë përdorur nga të arrestuarit, janë gjetur tre automjete që ata mund të kenë përdorur për të kryer veprat penale, si dhe para, dukate, bulliona ari dhe telefona celularë.

Të dyshuarit do të përballen me akuzat përkatëse dhe do të paraqiten përpara prokurorisë së apelit.