Lajme

Plumba mbi dy shqiptarë në Gjermani: Mësohet identiteti i të vrarit, tjetri në gjendje kritike

Keidi Pasha është 19-vjeçari shqiptar nga Mati i cili u vra mbrëmjen e kaluar në Volfsburg të Gjermanisë, pas të shtënave nga një automjet në lëvizje, transmeton Ministria Lajmeve.


I riu u qëllua nga gjashtë plumba pistolete. Ai ishte në shoqërinë e një tjetër shqiptari, i cili mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërsa 19-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Mediat gjermane raportojnë, sipas dëshmitarëve, se ka qenë një person i cili ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. “Dëgjova gjashtë krisma”, ka thënë një dëshmitar. Automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi pas ngjarjes, ndërsa kryerësit e krimit  mbeten të paidentifikuar.

Autoritetet policore thonë se po hetojnë në disa pista për ngjarjen. Në rrjetet sociale dominojnë mesazhet ngushëlluese për vdekjen tragjike të të riut, familja e të cilit ka hapur dyert e mortit.