FutbollSporti

Pas triumfit në finalen e Superkupës, Liverpooli zyrtarisht skuadra më e trofeshme angleze

Liverpooli tashmë edhe zyrtarisht konfirmohet si skuadra më e trofeshme në ishull.

“The Reds” mposhtën Chelsean në finalen e madhe të Superkupës evropiane të zhvilluar në Stamboll, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Ministria Lajmeve.

Koha e rregullt u mbyll 1-1, kurse pas 30-të minutave të shtesës, rezultati shkoi në 2-2. Në 11-metërsha, më të saktë ishin djelmoshat e Kloppit, që ia sollën klubit të tyre, titullin e 43-të.

Kështu, “të kuqtë” nga “Merseyside” lënë prapa rivalin e përbetuar, Manchester Unitedin me 42 tituj dhe Arsenali mbyll “top-3’shen” me 30-të sosh.

Kësisoj, Liverpooli tashmë ka 18-të Premier Liga, 7 Kupa (FA), 8 Kupa të Ligës, 6 Liga të Kampionëve dhe 4 (të tjerë).