Lajme

Plas skandali në politikën kroate, zv. kryeministri me prostituta në Serbi!

Lajmin e bën të ditur gazeta kroate ‘Nacional’, e cila i ka kushtuar zv.kryeminsitrit të qeverisë kroate një shkrim lidhur me përfshirjen e tij në trafik droge dhe duke festuar me prostituta.

Zv.Kryeministri kroat, Tomislav Tolusiç është përfshirë në një skandal, duke u fotografuar me prostituta dhe drogë.

Lajmin e bën të ditur gazeta kroate ‘Nacional’, e cila i ka kushtuar zv.kryeminsitrit të qeverisë kroate një shkrim lidhur me përfshirjen e tij në trafik droge dhe festime me prostituta.

Edhe pse reagime të shumta ka pasur në vend, se ky shkrim është bërë për të diskredituar zv. kryeministrin, Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë Kroate e konfirmon vendndodhjen e dhomës së hotelit, e cila gjendet në Serbi.

Autoritetet kroate kanë nisur hetimin mbi fotot e publikuara në gazetën ‘Nacional’ dhe personave, ndërsa ka qenë dhe vetë Toluciç që ka reaguar mbi këtë ngjarje.

“Jam i sigurt se kush ndodhet pas gjithë kësaj, është thjesht një përpjekje për të më diskredituar, por kjo e tejkalon çdo paramendim”, tha ai.