Pjesëtari i Grupit të Kumanovës i rrah dy ish-ministrat maqedonas në burgun e Shutkës, dërgohen në spital
Burime zyrtare nga burgu i Shutkës kanë treguar detaje për incidentin në këtë burg, ku siç u informua, një pjesëtar i Grupit të Kumanovës ka rrahur ish-ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski.
Këto burime nga Maqedonia kanë konfirmuar se ka ndodhur kacafytje fizike, por theksojnë se bëhet fjalë për incident të vogël, respektivisht “vetëm shtyrje” të ish ministrit Janakievski.
“Sa kemi ne informacione, Janakievski nuk është rrahur, por vetëm ka pasë një zënkë verbale dhe kacafytje të vogël fizike, respektivisht shtyrje nga ana e njërit prej të arrestuarëve. Është e vërtetë se bëhet fjalë në këtë rast për një nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës”, kanë thënë burime zyrtare nga burgu i Shutkës.
Sipas tyre detaje shtesë duhet të japin nga Gjykata themelore Shkup 2, si gjykatë e cila ia ka caktuar paraburgimin Janakievskit.
Mirëpo zëdhënësi i kësja gjykate, Dejan Ristovski, deklaroi se deri në mbarim të orarit të punës në ora 15 e 30, ata nuk kanë marrë ndonjë informacion për incidentin.
“Ndoshta ka rritur te gjykatësi ndonjë informacion i tillë, mirëpo mbetet të ju informojmë gjatë ditës së nesërme”, theksoi Ristovski.
Ndryshe, më herët burimet kanë njoftuar se sot ka ndodhur një incident në burgun e Shutkës. Sipas tyre, pjesëtari i Grupit të Kumanovës me iniciale E.K. e ka rrahur ish ministrin e transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski. Falë intervenimit të autoriteteve të burgut, është penguar aksident më i rëndë.
Burimet nuk japin detaje se si ka ardhur deri te kontakti mes E.K. dhe Mile Janakievskit, por thonë se incidenti ka ndodhur në oborrin e burgut.FacebookTwitterGoogle+WhatsAppViber