MaqedoniTë fundit

Fillon projekti i kalimit kufitar Miratoc-Llojan

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancen e sotme sapo kaloi vendimin për fillimin e procedurës për hapjen e kalimit të ri kufitar me Republikën e Serbisë me të cilën do të lidhen vendbanimet Miratoc dhe Llojan, transmeton Ministria Lajmeve.

Përmes ndihmës së siguruar financiare nga projekti Norvegjez për financimin e infrastrukturës së nevojshme për këtë pikë kufitare, banorët e pjesës kufitare të komunave Likovë dhe Kumanovë, do të mund të lëvizin drejtë për së drejti me vendet kufitare në Republikën e Serbisë, në vend së shkojnë rrotull prej disa dhjetra kolometrash si deri më tani.