Petkoviq: Qëllimi politik i Albin Kurtit është projekti i ‘Shqipërisë së Madhe’
Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, thotë se projekti i Shqipërisë së Madhe është qëllimi politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Petkoviq thotë se sot Kurti edhe një herë konfirmoi se ky projekt është qëllimi i tij i lartë politik.
“Prandaj mungesa e interesit të Kurtit për dialogun me Beogradin, i cili përfaqëson poshtërimin e tij të pastër ndaj Brukselit kur ai ironizon se mund të bëjë një lëshim dhe ta vendosë dialogun në vendin e shtatë për sa i përket përparësisë,” tha Petkoviç në një deklaratë.