Pështyu në ushqime, i infektuari me koronavirus rrezikon dënimin me vdekje
Një i infektuar me koronavirus në Arabinë Saudite, mund të dënohet me vdekje. Vendimi drastik mund të merret pasi ai ka pështyrë në karrocat e ushqimeve dhe dyert e një qendre tregtare në provincën Hail.
Siç shkruan “Daily Mail”, personi u testua pas arrestimit dhe doli pozitiv me COVID-19.
Zyrtarët sauditë thanë se ai mund të dënohet me vdekje pasi “është e qartë se kur kreu veprimin e dinte që kishte temperaturë dhe kollë, dhe kishte për qëllim që të vriste persona të tjerë”.
Nga ana tjetër, autoritetet i kërkuan çdo personi që kishte qenë në qendrën tregtare që të kryente testin për koronavirus.
Arabia Saudite numëron deri më tani 1012 raste me koronavirus dhe 3 viktima./