Pesë të vdekur nga Covid19 në Serbi të shtunën
Serbia ka regjistruar pesë të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se të shtunën janë evidentuar 249 raste pozitive me COVID-19, derisa 327 pacientë janë të hospitalizuar.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë infektuar me koronavirus 719.913 persona, derisa kanë vdekur 7.103 pacientë.