Të fundit

Kronikë zgjedhore/ PDSH sot vizitoi B.L Tërrnavë

Sot, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare vizituan B.L Tërrnavë.

Kandidati për kryetar të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe kandidati për Kuvend Komunal nga rradhat e PDSH-së nga ky vendbanim, biseduan drejtpërdrejt me banorët e fshatit për problemet dhe nevojat e tyre.

Gjatë këtij qëndrimi u vizituan biznese të ndryshme nga ky fshat si fermerë, bujq, pemëtar, prodhimtar të ndryshëm e të tjerë.

PDSH shpalosi programin e saj qeverisës për mandatin e ardhshëm, duke u premtuar atyre projekte të vazhdueshme për këtë vendbanim. Investimet do të fokusohen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, përfshirë kanalizimet fekale dhe atmosferike, projekte konkrete në fushën e ekonomisë për të ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme, subvencione në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë e pemëtarisë e të tjera.

Edhe pse ky fshat është vendbanimi i kryetarit aktual të Komunës së Preshevës, ai është harruar tërësisht nga ai dhe qeverisja e tij, janë harruar bizneset lokale, rrugët të përmbysura me baltë dhe e tërë infrastruktura e fshatit nuk është prekur fare që nga qeverisja e fundit e PDSH-së. Kështu, qytetarëve të këtij vendbanimi iu premtua përkrahje e përhershme nga qeverisja e ardhshme.