Pesë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 154 raste të reja në 24 orë
Pesë të vdekur e 154 raste të reja me COVID-19 janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke e çuar shifrën e të vdekurve në 213.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se janë shëruar edhe 64 persona.
Shqipëria që nga fillimi i pandemisë në vend ka regjistruar 6971 raste pozitive. 3142 janë raste aktive.